Fjalë Kyçe

Një krijesë ‘aliene’ u pa në një plazh në Kaliforni

Një krijesë ‘aliene’ u pa në një plazh në Kaliforni

Fotot e një krijese të detit të thellë që u pa në një plazh në Kaliforni trembën shumë persona.

Krijesa e identifikuar si një peshk, përndryshe banon në pjesët më të thella dhe të errëta të oqeanit.

Ben Estes, personi që e pa, ishte duke ecur përgjatë plazhit kur u takua me një krijesë të bllokuar në një plazh në Newport Beach, transmeton Telegrafi.

Ai bëri foto dhe informoi rojet e shpëtimit në plazh dhe ata i postuan fotot në Facebook, ku menjëherë tërhoqën shumë vëmendje.

Ata gjithashtu thonë se nuk është një krijesë e rrallë, por sigurisht që është e rrallë ta shohësh në plazh.