Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë se për disa orë, do të kenë mungesë të ujit, transmeton Insajderi.com
Arjeta Mjeku, zëdhënëse e ujësjellësit përmes një njoftimi ka thënë se arsye e mungësës së ujit është pëlcitja e tubit me diametër fi 200 mm PVC, në orët e mëngjesit të ditës së sotme.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin”, thuhet në njoftimin.