Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi është duke shkëlqyer këtë edicion në Superligën turke.
Ai ka shënuar plot 13 gola me fanellën e Rizesporit, derisa ka asituar 7 herë.
Gol ai shënoi edhe në fundjavën e fundit, kur realizoi në barazimin 1:1 të Rizesporit në udhëtim te Istanbul Basaksehiri.
Falë paraqitjes së tij të mirë, ai është zgjedhur lojtari i javës në Superligën turke.
