Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për terrorizëm të kthyer nga Siria

Një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për terrorizëm të kthyer nga Siria

Nga një muaj para burgim i është caktuar katër të dyshuarve për terrorizëm, të kthyer nga Siria.

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh katër të dyshuarve se kanë luftuar për Shtetin Islamik, që janë kthyer dy ditë më parë në Kosovë.

Vazhdimi i paraburgimit të katër burrave u bë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Institucionet e shtetit, në koordinim me ushtrinë amerikane kanë kthyer të premten mbrëma 110 persona në Kosovë. Prej tyre 32 gra, 74 fëmijë të lindur nga njëri prind me shtetësi kosovare (9 prej tyre u janë vrarë prindërit në luftën e Sirisë) dhe 4 burra, që dyshohet se kanë luftuar për organizatën terroriste ISIS.

Gazeta Express ka raportuar dje ekskluzivisht se katër personat konsideroheshin nga organet e drejtësisë si persona me rrezikshmëri të lartë. Emrat e tyre janë Agon Misini, Arijan Kryeziu (Krujezi), Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci.

Ndërkaq fëmijët dhe gratë e rikthyera nga Siria, janë vendosur në Qendren e Azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës.

Aty do të qëndronin 72 orë, para se tu dorëzoheshin familjeve që kanë në Kosovë.