Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim për katër zyrtarët e Telekomit të arrestuar për mashtrim e falsifikim dokumentesh

Një muaj paraburgim për katër zyrtarët e Telekomit të arrestuar për mashtrim e falsifikim dokumentesh

Një muaj paraburgim për katër zyrtarët e Telekomit të arrestuar për mashtrim e falsifikim dokumentesh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve T.M. dhe A.O. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar, përvetësimi në detyrë, falsifikim të dokumentit zyrtar dhe K.M. dhe D.Č. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim.

Të pandehurve T.M. dhe A.O., K.M. dhe D. Č. gjykata ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, përkatësisht deri më datën 29.04.2021.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të arratisen nga vendi apo fshihen me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale dhe me këtë do të ndikonin në zvarritjen e procedurës penale, po ashtu po të gjendën në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të dëmtuar e në ketë mënyrë mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, gjithashtu nëse të njëjtit gjendën në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale të njëjta apo të ngjashme.