Koha merr vesh se para pak minutash një paciente me simptoma të helmimit është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.
Sipas stafit shëndetësor në QKMF-në, në Deçan ajo është referuar për në spitalin e Pejës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha ka konfirmuar se deri në këto momente janë 55 pacientë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.