Fjalë Kyçe

Një pedofil në Ferizaj abuzoi seksualisht me një djalë të mitur

Një pedofil në Ferizaj abuzoi seksualisht me një djalë të mitur

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një djalë të mitur, raporton Gazeta Express

Sipas raportit 24 orës të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është i mitur.

Ndërkohë, pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka abuzuar seksualisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.