Një person ka pësuar lëndime trupore derisa po punonte në afërsi të ‘Teatrit Oda’ në Prishtinë.
Sipas burimeve të lajmi.net mësohet se i njëjti ishte duke punuar në disa shtylla elektrike që gjenden në atë teren dhe ka rënë nga një lartësi mjaftë e madhe.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente.