Fjalë Kyçe

Një person gjendet i vdekur në një autoservis në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një person gjendet i vdekur në një autoservis në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një person është gjetur pa shenja jete në një autoservis në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia e ka pranuar informatën në orën 11:00 të ditës së sotme, teksa viktima është e gjinisë mashkullore.“Sot rreth 11:00, kemi pranar informatën për një person pa shenja jete në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, saktësisht në një autoservis.

Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.Tutje, ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë, teksa policia dhe prokuroria kanë vazhduar hetimet.“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë ajo.