Një person është goditur nga një veturë sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku . Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit rajonal të trafikut”, tha Ahmeti.