Një njeri i armatosur, ende i paidentifikuar, sot ka marrë peng deri në nëntë persona në një organizatë mikrofinanciare në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ka konfirmuar Policia, raporton Reuters.
Nuk është qartësuar ende se cilat janë kërkesat e personit të armatosur, transmeton KOHA.
Policia tashmë e ka bllokuar zonën rreth kësaj ndërtese në qendër të qytetit.
Muajin e kaluar, një burrë i maskuar kishte marrë peng 43 persona gjatë një grabitje në një bankë në qytetin Zugdidi, në perëndim të Gjeorgjisë
Ai ishte larguar pasi kishte marrë dëmshpërblim 500 mijë dollarë dhe ka liruar të gjithë pengjet.