Fjalë Kyçe

Një person i vrarë në Gjilan nga gjuajtja me armë

Një person i vrarë në Gjilan nga gjuajtja me armë

Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Një 50-vjeçar nga Bujanovci është vrarë mbrëmjen e së dielës në Gjilan.

Rastin e ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur te parku i qytetit në një kafiteri.

Ai ka shtuar se viktima dyshohet se është nga Bujanoci.

Sipas Hashanit, 50-vjeçari ishte duke pirë kafe në kafiteri dhe aty dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të stacionit të autobusave.

“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusave”, u shpreh ai.

Tutje theksoi se të gjitha njësitë janë angazhuar dhe vendi i ngjarjes është siguruar.