Fjalë Kyçe

Një person në Gjakovë sulmon me thikë qytetarët dhe policët

Një person në Gjakovë sulmon me thikë qytetarët dhe policët

Një person ka sulmuar me thikë qytetarët dhe policët në qendër të Gjakovës, por më pas Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nusret Gjurkaj.

“Nga ca qytetarë, nga linja emergjente 192 Stacioni policor -Gjakovë është informuar se në rr. “UÇK” gjendet nje person i cili posedon mjete të rrezikshme në dorë si thikë dhe shufër hekuri. Me të arritur në atë lokacion policia ka takuar personin e dyshuar i cili kishte qenë në mes të rrugës, duke sharë, fyer dhe kërcënuar kalimtaret e rastit, patrulla policore edhe përkundër urdhërave verbal drejtuar të dyshuarit për të hudhur mjetet e rrezikshme nga dora, ai vazhdonte të bëhej edhe me agresiv, me ç’rast sulmon policët me shufër dhe thikë, kundër tij është përdorur sprej, dhe i dyshuari është arrestuar, i njëjti kishte probleme mentale. Të dyshuarit ju është dhënë tretmani mjekësorë dhe është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë për tretman të mëtejme “, ka thënë Gjurkaj.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.