Një person ka deklaruar në polici se bashkëshortja e tij është zhdukur.
Sipas deklaratës së tij në Policinë e Kosovës, bashkëshortja e tij, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende, shkruan lajmi.net.
Rasti është raportuar në polici dje në orën 06:00.
Njësitet relevante të policisë kanë nisur hetimet rreth rastit.