Fjalë Kyçe

Një person plagoset rëndë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person plagoset rëndë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është lënduar rëndë pasi u qëllua nga arma e zjarrit gjatë mbrëmjes të së shtunës në fshatin Lutogllavë në Pejë.

Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, por më pas për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por organet e rendit kanë arritur ta gjejnë dhe ta arrestojnë.

Atij i është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se e ka plagosur viktimën.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim tё prokurorit ndalohet pёr 24 orё.