Fjalë Kyçe

Një person raporton në polici se është rrëmbyer dhe se i kanë kërkuar 8 mijë euro

Një person raporton në polici se është rrëmbyer dhe se i kanë kërkuar 8 mijë euro

Një person ka raportuar në polici se është rrëmbyer nga disa persona në Prishtinë të shtunën.

Ai ka thënë se ishte kërcënuar me armë dhe se të dyshuarit i kanë kërkuar 8000 euro.

Viktima ka thënë se iu janë grabitur 125 euro që i kishte me vete, dhe më pas ka arritur të ikë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete. Viktima ka arritur të ik-largohet , rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.