Fjalë Kyçe

Një person vret veten para parlamentit të Serbisë

Një person vret veten para parlamentit të Serbisë

Një person ka kryer vetëvrasje me një armë zjarri para ndërtesës së parlamentit të Serbisë në Beograd, kanë thënë zyrtarët atje.

Ministria e Brendshme tha se më 23 janar një person, në të 50-at, e ka qëlluar veten me armë zjarri në gojë dhe ka vdekur në vend të ngjarjes, raporton REL.

Nuk janë dhënë detaje tjera.

Burri vrau veten në shkallët që çojnë në hyrjen e ndërtesës së parlamentit, transmeton Koha.net.

Kjo është vetëvrasja e dytë në po atë vend që nga 2002-a, kur ish-ministri i Brendshëm, Vlajko Stojiljkoviq, qëlloi veten për vdekje pak pasi ligjvënësit kaluan një ligj që lejonte ekstradimin e të dyshuarve nga tribunali i Hagë për krime lufte. Ai vdiq dy ditë më pas.

Stojiljkoviq ishte akuzuar për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.