Fjalë Kyçe

“Një pikë më shumë, por një dhëmb më pak”, Torreira publikon foton epike pas ndeshjes me Interin

“Një pikë më shumë, por një dhëmb më pak”, Torreira publikon foton epike pas ndeshjes me Interin

Autori i golit të vetëm të Fiorentinës i cili bëri që ekipi i tij të dilte më një pikë pas barazimit me Interin 1-1, publikoi një foto ku ka treguar dhëmbin e humbur gjatë ndeshjes.

“Është këputur dhe gati për të rënë”, i tha ai një anëtari të stafit gjatë ndeshjes. Pasi dhëmbi i ra, ai filloi të luajë me një pecetë në gojë për të pushuar dhe gjakderdhjen, përcjell abcnews.

Në dhomat e zhveshjes ai po feston me një dhëmb më pak në gojë dhe në postimin e Twitter.

Ai shkruan këtë frazë : “ Një pikë më shumë por një dhëmb më pak”