Fjalë Kyçe

Një pjesë e “Taslixhes” pa energji elektrike, KEDS-i thotë ka prishje

Një pjesë e “Taslixhes” pa energji elektrike, KEDS-i thotë ka prishje

Një pjesë e lagjes “Taslixhe” në Prishtinë ka mbetur pa furnizim me energji elektrik për shkak të një prishjeje.

Kështu ka njoftuar KEDS-i në Facebook, ku bën të ditur se prishja ka ndodhur në linjën nëntokësore të tensionit të mesëm.

“Ekipet tona në këto çaste janë duke bërë sanimin e prishjes dhe po bëjnë çmos që sa më parë të rikthehet furnizimin me energji elektrike. KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftim.