Një polic është lënduar gjatë protestës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyrtari policor është parë të jetë i gjakosur, derisa anëtarë të njësive policore po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.
Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca.
Protesta e veteranëve ka eskaluar pas futjes së tyre në oborr dhe tentimit për t’u futur brenda në Kuvend. Gjatë kësaj proteste, policia ka përdorur sprej për të larguar turmën.