Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka goditur me veturë një zyrtar policor.
Siç njofton Policia e Kosovës, deri te sulmi ka ardhur pasi personi në fjalë nuk e kishte respektuar urdhrin për ndalim.
Zyrtari policor bëhet e ditur se ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 04.02.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim i cili ishte dhënë nga zyrtari policor, e më pas dyshohet se qëllimisht me veturë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.