Fjalë Kyçe

Një qytetar vdes në një aksident trafiku në Drenas

Një qytetar vdes në një aksident trafiku në Drenas

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Drenas, ku si pasojë e goditjes nga një veturë, një qytetarë ka humbur jetën.

Policia e Kosovës  ka njoftuar se sot rreth orës 16:40, në afërsi të  fshatit Polluzhë-Gllogoc, është raportuar  për një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, ndërsa personi i lënduar  është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij,

Lidhur me rastin njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme  ka konfirmuar, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.