Një refugjat ukrainas po stërvitet në ambientet e klubit të Manchester Cityt pasi kontrata e tij u anulua në një klub rus.
Andriy Kravchuk, ish-shoku i skuadrës së Oleksandr Zinchenkos në akademinë e Shakhtar Donetsk, ndërpreu marrëveshjen e tij me Torpedo Moskë pas pushtimit nga Rusia në atdheun e tij.
23-vjeçari filloi stërvitjen me ekipin U-23 të Cityt të enjten dhe do të qëndrojë me kampionët e Premier League deri në fund të sezonit.
Zinchenko luajti një rol në lehtësimin e ardhjes së përfaqësuesit të Ukrainës U-21./express