Fjalë Kyçe

Një rrugë në Nju Jork emërtohet “Fan Noli”

Një rrugë në Nju Jork emërtohet “Fan Noli”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një rrugë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marr emrin e rilindësit shqiptar Fan S. Noli.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Kurti ka thënë se “Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e përbashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm”.

“Në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në ShBA, si edhe forcohet aleanca e shkëlqyeshme e kombit shqiptar me kombin amerikan. Urime shqiptaro-amerikanëve për kurorëzimin e punës së tyre për vendosjen në Nju Jork të kësaj shenje simbolike me domethënie të madhe!”, ka shkruar Kurti.