Fjalë Kyçe

Një shqiptar, mburojë, një maqedonas e godet, Milani bie në “San Siro” nga Napoli

Një shqiptar, mburojë, një maqedonas e godet, Milani bie në “San Siro” nga Napoli

Amir Rrahmani dhe Elif Elmaz ishin protagonistët kryesorë në fitoren 1-0 të Napolit në San Siro ndaj Milanit.

Mesfushori nga Maqedonia e Veriut realizoi me kokë që në minutën e 10 pas një goditje nga këndi, ndërsa më pas thuajse e gjitha ishte një duel mes Ibrahimovic e sulmuesve të tjerë të Milanit me mbrojtësin shqiptar Amir Rrahmani, i cili fitoi çdo dyluftim me gjigantin suedez, por edhe atë francez,  Giroud. Ndoshta ndeshja më e mirë për mbrojtësin e Kosovës.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Milani realizoi një gol me Kessie, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Napoli i bashkohet Milanit në vendin e dytë me 39 pikë, ndërsa festë ka edhe tek Interi, pasi tashmë zikaltrit janë zyrtarisht kampionët e dimrit në Serie A, pasi ndodhen në kuotën e 43 pikëve kur ka mbetur vetëm një ndeshje për këtë fazë./a2cnn