Fjalë Kyçe

Një shqiptar, pjesëtar i NATO-s evakuohet nga Bagdadi

Një shqiptar, pjesëtar i NATO-s evakuohet nga Bagdadi

Një shqiptar, pjesëtar i NATO’s është evakuuar nga zona e konfliktit në Bagdad, pasi që tensionet midis Iranit dhe SHBA’ve, çdo herë e më shumë po rriten.

Siç raportohet, rreth 42 shqiptarë ndodhen në zonën e prekur nga ky konflikt, mirëpo asnjë shqiptar nuk është plagosur nga sulmet me raketa të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Shqiptarët të cilët ndodhen në këtë zonë, thuhet se nuk janë pjesë e misionit trajnues të NATO’s.

Ndërsa, bëhet e ditur se edhe në kryeqytetin e vendit në Bagdad, ka shqiptarë të cilët po qëndrojnë aty dhe nuk kanë qenë pre e këtyre sulmeve.

Shqiptari i vetëm i punësuar në misionin e NATO’s, një specialist buxheti, është jashtë rrezikut pasi është evakuuar para fillimit të sulmeve nga ana e Iranit.

Siç është raportuar sot nga televizioni shtetëror iranian, në orët e hershme të së mërkurës, të paktë 80 “terroristë amerikanë” u vranë në sulmet që përfshinin 15 raketa që Teherani lëshoi në caqet e SHBA’së në Irak.

Kujtojmë se tensionet midis Iranit dhe SHBA’ve janë rritur edhe më shumë me vrasjen e gjeneralit Iranian, Qassem Soleimani, të cilat thuhet se do të jenë një histori konflikti shumë e gjatë.