Një shqiptar ka vdekur në vendin e tij të punës në Zvicër, të shtunën, kanë njoftuar familjarë të tij.
Përmes rrjeteve sociale, familjarët kanë bërë të ditur se i riu A.Z. ka vdekur si pasojë e një aksidenti.
Ndërkohë, Policia e kantonit të Solothurnit ka njoftuar për një aksident të rëndë ku në vendin e punës një person ka vdekur e një tjetër është lënduar rëndë. Sipas informatave të mediave zvicerane, viktimat kishin rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Policia tashmë ka nisur hetimet për rastin.