Fjalë Kyçe

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

Një objekt banimi është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri në qendër të Prishtinës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka dhënë edhe detaje.

“Me datë 18.10.2020 rreth orës 19:10 në Rr. Migjeni, është raportuar se është duke u djegur një shtëpi.

Njësitet policore kanë dalë në lokacionin ku është duke u djegur shtëpia. Po ashtu aty kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët janë duke e lokalizuar zjarrin. Në këto momente nuk është paraqitur ndonjë rrezik për banorët”, ka dhënë Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.

I njëjti gjithashtu ka bërë të ditur se nga KEDS është ndalur rryma dhe në lokacion ka dalë edhe emergjenca, pasi që për shkak të tymit një banor ka pasur nevojë për tretman mjekësor.

Ndryshe, njësitet kompetente sipas Hoxhajt, kanë duke u marrë me vendin e ngjarjes sipas procedurave të parapara.