Fjalë Kyçe

Një shtetas i huaj vdes në QKUK – policia nis hetimet

Një shtetas i huaj vdes në QKUK – policia nis hetimet

Një shtetas i huaj ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas dëshmitarëve, ai vuante nga disa sëmundje kronike.

“Prishtinë 05.03.2024. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili sipas dëshmitarëve vuante nga disa sëmundje kronike”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.