Fjalë Kyçe

Një shtyllë elektrike në Fushë Kosovë përfshihet nga zjarri, rrezikohen qytetarët

Një shtyllë elektrike në Fushë Kosovë përfshihet nga zjarri, rrezikohen qytetarët

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. “Një shtyllë është kapluar nga flakët. Nuk dihet shkaktari. KEDS ka intervenuar menjëherë dhe gjithçka është nën kontroll. Ekipet janë atje duke e sanuar gjendjen”, ka thënë Buzhala.

Ndërkaq sipas qytetarëve, për më shumë se 20 minuta flakët janë shpërndarë, derisa kanë ardhë edhe zjarrfikësit dhe KEDS për të intervenuar.