Fjalë Kyçe

Një super lajm për yllin e Kosovës

Një super lajm për yllin e Kosovës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e ka zhvilluar një edicion mjaft të mirë në Turqi me Rizesporin.

Muriqi e ka mbyllur edicionin 2018/2019 si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin turk me 17 gola.

Tashmë, ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit ka arritur në Kosovë, për t’u bërë gati për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Por, për punën e tij fenomenale gjatë gjithë edicionit në Superligën turke, Muriqi nuk ka mbetur pa u ‘shpërblyer’.

Futbollisti i Rizesporit është përfshirë në formacionin më të mirë të edicionit 2018/2019 në Superligën e Turqisë në futboll.

Ai është përfshirë në vijën e sulmit përkrah Hugo Rodallegas dhe Diagnes.

Paraqitjet e mira të tij kanë bërë që ai të kërkohet nga shumë klube.

Gjiganti turk, Fenerbahçe është njëri prej tyre, derisa interesim ka shprehur edhe klubi francez Toulouse.