Fjalë Kyçe

Një tjetër adoleshent humb jetën në Shqipêri

Një tjetër adoleshent humb jetën në Shqipêri

Një tjetër adoleshent humbi jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Tiranë-Elbasan.

Policia njofton: Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.