Fjalë Kyçe

Një tjetër emër i shtohet listës së kandidatëve për trajner të Realit

Një tjetër emër i shtohet listës së kandidatëve për trajner të Realit

Seedorf u takua me bordin e Real Madridit këtë javë dhe tani edhe i është bashkangjitur listës së kandidatëve për të marrë përsipër rolin e trajnerit të skuadrës për një periudhë të përkohshme.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe trajneri aktual i Kamerunit, Clarence Seedorf i është bashkuar listës së kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar Santiago Solarin në një kohë të përkohshme.

Trajneri holandez ishte në Madrid këtë javë për të shikuar përballjen e Los Blancos kundër Ajaxit në Santiago Bernabeu dhe më pas mori pjesë një dark zyrtare të bordit të drejtorëve.

Atje ai pati mundësinë të bisedonte me Florentino Perezin dhe antarët e tjerë të bordit, të cilët ishin të interesuar për gjendjen e tanishme profesionale të tij.

Pas takimit, Seedorf u shtua në listën e kandidatëve të mundshëm për të marrë përgjegjësinë e skuadrës deri në fund të sezonit.

Trajneri i kombëtares kamerune mund të jetë zgjidhje ideale e menjëherëshme për të marrë përsipër ekipin përkohësisht nga java e ardhshme pas shkarkimit të mundshëm që do i bëhet Solarit pas ndeshjes kundër Valladolidit nesër.