Fjalë Kyçe

Një tjetër fitore e Juventusit

Një tjetër fitore e Juventusit

Juventus ka vuajtur sërish për të marrë pikë të plota në Serie A.

Kampionët kanë arritur të mposhtin me përmbysje të rezultatit 1:2 Brescian e Mario Balotellit në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Serie A, shkruan lajmi.net.

Alfredo Donnarumma në minutën e katërt shtangu Juventusin, kur shënoi epërsinë prej 1:0 për vendasit.

Minuta e 40’, solli barazimin e rezultatit, me Jhon Chancellor që shënoi autogol.

Pas shumë vuajtjesh, Juventus gjeti golin e fitores, të shënuar nga Miralem Pjanic, në minutën e 63’.

Në këtë ndeshje, për Juventusin nuk u paraqit Cristiano Ronaldo.