Fjalë Kyçe

Një tjetër ish-konkurrent i famshëm pritet të rikthehet në “Për’puthen”?

Një tjetër ish-konkurrent i famshëm pritet të rikthehet në “Për’puthen”?

U mendua se rrugëtimi i tyre u mbyll, por mesa duket autorja e “Për’puthen” Olsa Muhameti, ka vendosur të shkelë një nga rregullat kryesor të programit.

Supozohet se ish-konkurrentët e vjetër e mbyllën ciklin e tyre dhe me rregull nuk lejohet që ata të marrin pjesë përsëri,por ky rregull duket se nuk vlen më.

Pas konfirmimit të Ana Lleshit, si konkurrente zyrtare e cila pritet të hyjë , Atdhe Xharavina është ai i cili ka ngritur dyshime se mund të marrë pjesë përsëri.

Ai postoi një foto në InstaStory me emoji-n ”  “, nga studioja e “Për’puthen Prime”.

Në një pyetësor me fansat para disa kohësh Atdheu u përgjigj se nuk është se nuk e ka menduar të rikthehet, pavarësisht se mendon se do nuk do dukej mirë edhe do dukej se po e bënte vetëm për famë.

No description available.

Sipas burimeve ekskluzive të IconStyle, kemi publikuar që në 10 Dhjetor se Mevlani dhe Ana Lleshi do të rikthehen përsëri. Deri tani Ana e ka konfirmuar pjesmarrjen e saj, por Mevlani, i cili zakonisht nuk reagon në rrjete sociale nuk ka thënë asgjë.

Nga sondazhet që Olsa ka bërë në rrjetin e saj social më parë, më shumë se 50% e donin Anën të kthehej, ndërsa Mevlanin afro 70%, gjithsesi vlen të përmendet se pavarësisht sondazheve, në komente nuk janë pritur edhe aq mirë.