Fjalë Kyçe

Një tjetër largim nga Gjilani

Një tjetër largim nga Gjilani

Nga skuadra e Gjilanit është larguar portieri Dobat Kaçiu, i cili ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale.

Ky është njoftimi i portierit.

Përshëndetje miq, familjarë dhe kolegë,

Përmes këtij publikimi dua të ju njoftoj që kam ndarë rrugët me Gjilanin pas tri vitesh e gjysmë bashkëpunimi dhe tani jam futbollistë i lirë.
Kam kaluar tri vite e gjysmë të shkëlqyera në qytetin e Gjilanit, me ç’rast dua ti falenderoj të gjithë: Presidentin e klubit Florim Zukën, drejtuesit aktual të klubit, ish-drejtuesit që më sollën në një familje të madhe dhe të shëndosh si kjo e Gjilanit, trajnerët me të cilët kam punuar, si dhe grupin e tifozëve të mrekullueshëm “Skifterat”.
Jam mirënjohës për përkrahjen dhe mbështetjen, shpresoj që momentet e mira ti kenë mundur ato të kqijat.

Tashmë jam në kërkim të një sfide të re për ta vazhduar karrierën time sportive të cilën e kam nisur qysh në fëmijërinë e hershme, për të vazhduar me punë, sacrifice dhe përulësi, gjërat që më kanë karakterizuar gjatë gjithë jetës time.

Për të gjithë të rejat do ju njoftojë me kohë.

I juaji, Donat Kaçiu.