Fjalë Kyçe

Një tjetër largim nga Manchester United

Një tjetër largim nga Manchester United

Një tjetër largim pritet të ndodh nga kampi i Manchester United, pas largimit të Alexis Sanchez.

Mbrojtësi i krahut, Matteo Darmian, është gati të largohet nga ‘Old Trafford’, për t’iu bashkuar skuadrës së Parmës.

‘Gazetta dello Sport’, ‘Sky Sport Italia’ dhe ‘Tuttomercatoweb’ raportojnë se transferimi i lojtarit do të kompletohet nesër, transmeton lajmi.net.

Darmian pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Parmën. Mediet italiane thonë se kjo kontratë mund të jetë katër vjeçare.

‘Djajtë e kuq’ kishin paguar 18 milionë euro për lojtarin në vitin 2015, por ai regjistroi vetëm 92 paraqitje në katër sezone.

Darmian do të jetë mbrojtësi i dytë i United që kalon në Serie A këtë javë, pasi Roma nënshkroi me Chris Smalling.