Fjalë Kyçe

Një tjetër shqiptar humb jetën nga koronavirusi në Britani

Një tjetër shqiptar humb jetën nga koronavirusi në Britani

Janë të shpeshta rastet e shqiptarëve që fatkeqësisht kanë humbur jetën prej koronavirusit në shtete të huaja.

Prej ditësh raportojmë shqiptarë që kanë ndërruar jetë në Britani.

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta një qytetare lezhjane 42-vjeçare me banim në Londër për shkak të Covid-19.

Nuk ka informacione rreth identitetit të viktimës, ndërkohë që dje në Britani kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, 980 persona.

Bëjme me dije se nga pandemia kanë humbur jetën jashtë vendit disa emigrantë shqiptar, ku vetëm ditën e djeshme nga Italia janë kthyer në atdhe trupat e pajetë të disa shqiptarëve.

Publikimi i lajmit u bë dje nga mediat italiane të cilat shfaqën disa fotografi të makinave funerale në portin e Barit dhe po ashtu shkruan se ky ishte udhëtimi i fundit i këtyre shqiptarëve drejt atdheut.