Milan duket se do t’i humbet disa lojtarë në këtë afat kalimtar të janarit.
Milan do ta humbet Gonzalo Higuainin dhe Alen Halilovicin në këtë afat, por lajmet e këqija nuk ndalen me kaq.
Skuadra italiane pritet ta humbet edhe Franck Kessien, pasi Chelsea e do transferimin e tij, përcjell lajmi.net.
Skuadra londineze është e gatshme t’i ofrojë 30 milionë euro, ndërsa Milan kërkon së paku 40 milionë.
Chelsea poashtu është në garë për Higuain, ndërsa mund ta kompletojë marrëveshjen e dyfishtë.