Fjalë Kyçe

Një tjetër super yll i Kosovës që po shkëlqen në Bundesliga, mund ta veshë fanelën e Kosovës

Një tjetër super yll i Kosovës që po shkëlqen në Bundesliga, mund ta veshë fanelën e Kosovës

Florent Muslija është një tjetër futbollist që i ka shkelur syrin Kosovës.

Anëtari i kombëtares gjermane U-21 është parë duke treguar me Fehmi Kongjelin, i cili njëherit është përfaqësues i FFK-së për Gjrmani dhe një njeri shumë i afërt me Federatën Gjermane të Futbollit DFB.

Dreka e shtruar nga Valdrin Mustafa, anëtari i Kombëtares U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, në Restaurant-in e Besim Zenelit-Besit, në Gjermani, teksa është diskutuar edhe mundësia që Muslija ti bashkohet Kosovës.

Aktualisht 20 vjeçari është pjesë e ekipit nga Bundesliga, Hanover 96, teksa ka realizuar dy gola në katër përballje.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është afro 2 milionë euro.

Muslija është paraqitur në tri ndeshje për kombëtaren e Gjermanisë U-21, teksa ka realizuar edhe një gol.

Ai ende nuk është aktivizuar në ekipin e parë të Gjermanisë, teksa do ketë mundësi ta ndërrojë për Kosovën.

E ardhmja e Kosovës duket të jetë e ndritur, pasi që yjet kosovare po marrin shkëlqimin e shumëkërkuar në futbollin evropian dhe rruga drejt kampionateve evropiane apo botërore nuk po duket tashmë vetëm se një ëndërr.