Një tërmet i ri ka dridhur Petrinjen në Kroaci rreth orës 19:00, raporton “Index.hr”. Tërmeti raportohet se ishte me magnitudë 3.5 ballë Rihter.
Në Petrinje nga 28 dhjetori ka pasur 374 tërmete, ndërsa në vetëm dy ditë të fundit janë regjistruar 109 sosh.
Kroacia është goditur fort ditë më parë, kurse dridhjet kanë vazhduar edhe në ditët në vijim. Pos Kroacisë, dridhje ka pasur edhe në Slloveninë fqinje si dhe në Italinë përtej detit.
Të kujtojmë se edhe vendet e rajonit si Greqia dhe Turqia janë goditur gjatë muajve të fundit nga tërmetet, derisa Shqipëria në nëntor të vitit 2019 ka njohur një nga tërmetet më të rënda gjatë historisë së saj të re.