Fjalë Kyçe

Një tjetër xhudiste i siguron Kosovës medalje

Një tjetër xhudiste i siguron Kosovës medalje

Flaka Loxha është xhudistja e radhës që i ka siguruar Kosovës medalje.

Derisa, Majlinda Kelmendi e ka bërë si shabllon për të fituar medalje, ngjashëm si Nora Gjakova, tashmë së fundmi në skenë po dalin edhe talentet e reja.

Trajneri më i suksesshëm në historinë e sportit kosovar Driton Kuka është ndjerë krenar me garuesen e re Flaka Loxha e cila po shkëlqen në turneun e Sarajevës.

Ajo është kualifikuar në finale në kategorinë 57 kg, duke i siguruar Kosovës medalje, kurse tani do të luftojë për të artën.

Kuka tregon se Loxha mori tri fitore me Ippon dhe në gjysmëfinale mposhti serbën Perishiq e cila ishte favorite e kësaj gara.