Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, Vadym Boychenko, ka bërë të ditur se trupi i një vajze gjashtëvjeçare u nxor nga rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar.
Ai thotë se ajo kishte vdekur nga dehidratimi, shkruan BBC.
“Nëna e saj u vra. Nuk e dimë se sa kohë vajza po luftonte për jetën. Nuk mund ta imagjinojmë se sa vuajtje i është dashur të përballojë. Në minutat e fundit të jetës së saj ajo ishte e vetme, e dobët, e frikësuar, e etur”.
Boychenko i bëri thirrje Perëndimit të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, duke përfshirë futjen e një zone ndalim-fluturimi.
“Nuk do ta kthejë Tanjen tonë (vajzën gjashtëvjeçare), por do të shpëtojë jetën e mijëra fëmijëve të tjerë në Ukrainë”.
Mariupol është përballur me bombardime të rënda që nga fillimi i luftës me Rusinë, 13 ditë më parë, dhe po përballet me mungesë ushqimi, uji dhe energji elektrike, përcjell klankosova.
Armëpushimet e përkohshme në rajon kanë dështuar në shumë raste, pavarësisht premtimeve nga Moska se do të krijohen korridore humanitare për evakuimin e civilëve.