Fjalë Kyçe

Një veteran i UÇK-së keqtrajtohet në stacionin policor të Graçanicës

Një veteran i UÇK-së keqtrajtohet në stacionin policor të Graçanicës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se veterani i UÇK-së, Naim Beqiraj, është maltretuar nga policia e Kosovës në stacionin policor të Graçanicës.

Kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se veterani i UÇK-së, Naim Beqiraj, është keqtrajtuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht në stacionin policor të Graçanicës, shkruan lajmi.net.

Sipas Gucatit, kjo ka ndodhur vetëm pse Beqiraj është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së.

Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të marrin masa ndaj policëve që e kanë maltretuar Beqirajn.

Postimi i plotë i Gucatit, pa ndërhyrje:

Është një fyrje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës të cilin e kanë maltretuar psiqikisht vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së, ne kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës të merren me rastin në fjalë dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me familjet e dëshmorëve dhe invalidët janë kategoria të cilët meritojnë respektin me të madh në shoqërinë tonë, nuk tolerojmë raste të tilla të ndodhin, i bëjmë apel institucioneve të Kosovës që mos të përsëriten raste të tilla sepse nuk i meritojmë, por nëse ndodhin prapë edhe ne dimë të veprojmë dhe të marrim masa ndaj tyre!.