Fjalë Kyçe

Një vit burgim për sulm seksual

Një vit burgim për sulm seksual

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit V.K për veprën penale sulm seksual duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti.

Sipas gjykatës, në dënimin e shqiptuar i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 gusht deri më 10 tetor.“Të akuzuarit V.K me aktvendim të veçantë i është ndërprerë paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore – juridike. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.