Fjalë Kyçe

Një vit më parē, Xhaka e Shaqiri ‘bombarduan’ Serbinë (VIDEO)

Një vit më parē,  Xhaka e Shaqiri ‘bombarduan’ Serbinë (VIDEO)

Tabloidi i njohur helvet, “Blick”, ka rikujtuar sot për të gjithë tifozët zviceranë, por edhe më tej, golat e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës ndaj Serbisë, në Botërorin e Rusisë, vitin e kaluar.

Këtë ndeshje e fitoi Zvicra 2-1 me golat e dy shqiptarëve, Xhaka dhe Shaqiri.

Të parët që kishin kaluar në epërsi ishin serbët me anë të Mitrovic në minutën e pestë. Zvicra arriti që të kthehet në lojë në pjesën e dytë.

Granit Xhaka lëshoi një ‘raketë’ në minutën 52-të duke barazuar rezultatin në 1-1. Xhaka festoi golin duke bërë shqiponjën me duar.

Fitoren Zvicrës ia siguroi Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të.

Njëlloj sikurse Xhaka edhe Shaqiri festoi duke bërë shqiponjën.

Ky festim i dy lojtarëve zgjoi interesin e të gjithëve. UEFA i dënoi me para dy lojtarët duke e quajtur festim provokues.