Fjalë Kyçe

Një vit nga fitorja e VV-së në zgjedhje, qytetarët tregojnë sa janë të kënaqur me Qeverinë Kurti

Një vit nga fitorja e VV-së në zgjedhje, qytetarët tregojnë sa janë të kënaqur me Qeverinë Kurti

Sot janë bërë një vit që nga ardhja në pushtet të Qeverisë Kurti II.

Lajmi.net gjatë ditës së sotme ka pyetur disa qytetarë se si e vlerësojnë qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Disa prej tyre e kanë parë qeverisjen e Kurtit si pozitive, ndërsa të tjerë kanë kritikuar disa nga veprimet e Qeverisë.

Qytetarët kanë kritikuar më së shumti ngritjen e çmimeve, gjë që sipas tyre po vështirëson jetesën e qytetarëve, si dhe kanë deklaruar se kanë pritur më shumë nga kryeministri Kurti bazuar në premtimet e tij gjatë kohës sa ka qenë në opozitë.

Të tjerët janë shprehur se Kurtit duhet t’i ofrohet ende hapësirë për qeverisje, duke cilësuar se një vit janë kohë e shkurtër për të kritikuar qeverisjen e tij.