Fjalë Kyçe

Një zyrtar policor në Gjakovë në mesin e 4 të arrestuarve për “organizim skemash piramidale”

Një zyrtar policor në Gjakovë në mesin e 4 të arrestuarve për “organizim skemash piramidale”

Një zyrtar policor është në mesin e katër personave që janë arrestuar të shtunën mbrëma në Gjakovë, nën dyshimet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Përmes një njoftimi, Inspektorati Policor i Kosovës kishte bërë të ditur se rreth dy muaj më parë, kishte marrë informata se një zyrtar policor në Gjakovë mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme dhe se kishin nisur hetimin e fshehtë të tij.

“Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura si dhe bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, mbrëmë është realizuar operacioni i cili rezultoi me arrestimin e një zyrtari policor dhe tre qytetarëve me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, shkruhet në njoftimin e IPK-së.

Të arrestuarve, si bëhet e ditur me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.