Dhjetra njerëz thuhet se janë marrë peng nga persona të armatosur në një zyrë të kompanisë së lojrave të fatit në Montreal.
Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Saint-Laurent.
Autoritetet kanadeze raportojnë se personat e marrë peng janë punonjës të ndërmarrjes Ubisoft.
Në imazhet e shpërndara në twitter, shihet numri i lartë i oficerëve të policisë që po marrin pjesë në operacion, teksa disa nga personat e marrë peng janë fshehur në çatinë e ndërtesës.
Të tjerët thuhet se gjenden në sallat e konferencave. Ende nuk dihet se pse po ndodh kjo pengmarrje dhe se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.