Fjalë Kyçe

Njësitë Speciale largohen nga Bërnjaku, protestuesit përsëri brohorasin “Serbia, Serbia” (VIDEO)

Njësitë Speciale largohen nga Bërnjaku, protestuesit përsëri brohorasin “Serbia, Serbia” (VIDEO)

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke u larguar nga pika kufitare në Bërnjak.

Gjatë largimit këto njësi u provokuan nga protestuesit serbë të cilët janë dëgjuar duke brohoritur “Serbia, Serbia”, njofton Klankosova.tv.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut, sipas së cilës nga 2 tetori do të largohen barrikadat.

Nga marrëveshja parashihet që largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale pritet të fillojë në ora 08:00 dhe të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.

Teksa trupat e KFOR-it do të vendosen në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojnë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.